Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tajlanda shtrëngon rregullat e vizave për turistët

Tajlanda

Foto: Associated Press

Tajlanda po e shkurton në mënyrë drastike kohëzgjatjen e qëndrimeve pa viza për turistët nga më shumë se 90 vende, në një përpjekje për të frenuar krimin që përfshin shtetas të huaj, kanë thënë zyrtarët të martën.

Turizmi është një burim i rëndësishëm vendesh pune në Tajlandë, dhe vendi ka shtuar përpjekjet viteve të fundit për të rikthyer numrin e mbërritjeve të huaja të regjistruara para pandemisë me Covid.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, shqetësimet për vizitorët që shkelin ligjin kanë çuar në thirrje për rregulla më të ashpra të imigracionit.

Turistët ofronin "përfitime, të tilla si nxitja e ekonomisë, por skema aktuale u ka lejuar disa njerëzve ta shfrytëzojnë atë", u ka thënë gazetarëve të martën zëdhënësja e qeverisë, Rachada Dhanadirek.

Incidente të shpeshta që përfshijnë turistë që kryejnë krime, duke filluar nga vjedhja në dyqane deri te ekspozimi i pahijshëm, kanë tërhequr vëmendjen e publikut në internet, ndërsa ekziston gjithashtu shqetësim i veçantë për të huajt që qëndrojnë më gjatë se zakonisht dhe operojnë ilegalisht biznese në pikat e nxehta turistike, pa lejet e duhura.

Autoritetet tajlandeze kanë përmendur gjithashtu shqetësime për grupet kriminale transnacionale që abuzojnë me ligjet e imigracionit.

Ministri i jashtëm, Sihasak Phuangketkeoë, ka thënë javën e kaluar se Tajlanda nuk po synon ndonjë vend specifik, por përkundrazi individë që abuzojnë me sistemin e vizave duke kryer krime në vend.

Sipas ndryshimeve, një përjashtim 60-ditor nga viza që ishte në fuqi për 93 vende, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, zonën Shengen me 29 vende të Evropës dhe Australinë, është hequr.

Në vend të kësaj, vizitorëve do t'u jepet një përjashtim 30-ditor nga viza, sipas Mungkorn Pratoomkaew, drejtor i përgjithshëm i departamentit të çështjeve konsullore të ministrisë së Jashtme.

Zyrtarët thonë se rregullat e reja do të thjeshtohen gjithashtu për të shmangur konfuzionin midis turistëve.

Turistët do të mund të rinovojnë vizat një herë duke vizituar një zyrë imigracioni, ka thënë një zëdhënës i qeverisë për Agence France-Presse.

"60 ditët ishin automatike, por rinovimi do të vendoset nga zyrtari dhe turistët do të duhet të shpjegojnë pse po qëndrojnë më gjatë”, ka thënë zëdhënësi.

Tajlanda i ka zbutur rregullat e vizave në vitin 2024, duke zgjeruar numrin e vendeve që kualifikoheshin për përjashtim nga vizat dhe duke e zgjatur kohëzgjatjen maksimale të qëndrimit në 60 ditë, në një përpjekje për të nxitur rimëkëmbjen e sektorit të turizmit pas pandemisë Covid.

Mbërritjet e huaja në Tajlandë kanw rwnw me 3.45% nga viti në vit në katër muajt e parë të vitit 2026, ka raportuar Bangkok Post këtë muaj.