Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia ruse arreston 1300 persona në protestën kundër mobilizimit

Policia ruse raportohet se ka arrestuar qindra protestues që u mblodhën kundër vendimit të Kremlinit për të thirrur mijëra trupa shtesë për të luftuar në Ukrainë, shkruan BBC.

Grupi rus i të drejtave të njeriut OVD-Info e vlerëson totalin në më shumë se 1300 të arrestuar.

Numri më i madh i të arrestuarve ishte në Shën Petersburg dhe Moskë.

Në Rusi, tubimet e paparalajmëruara janë të paligjshme sipas ligjeve kundër protestës.

Dje, zyra e prokurorit të Moskës paralajmëroi se thirrjet në internet për t'iu bashkuar protestave të paautorizuara në rrugë, ose pjesëmarrja në to, mund të sjellë deri në 15 vjet burg.

Presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën njoftoi për moblizim të pjesshëm ushtarak për luftën në Ukrainë. Që atëherë, shumë rusë të aftë për luftë ia kanë mësyer ikjes nga vendi.

Artikuj të ngjashëm