Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestuesit në Rusi po rrezikojnë të dërgohen në front në Ukrainë

Protestat ne Rusi

16 persona që u arrestuan në protestat në Rusi kundër mobilizimit ushtarak, kanë marrë ftesën për t’iu bashkuar shërbimit ushtarak, ka thënë grupi i të drejtave të njeriut në Rusi, OVD-Info, raporton “BBC”.

Shumë komentues rusë kanë paralajmëruar, se nga dje, njerëzit që kanë marrë dhe marrin pjesë në protesta të paautorizuara rrezikojnë më tepër se vetëm burgim, ata dërgohen në front në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar të mërkurën një mobilizim të rezervistëve, që nënkupton se 300 mijë rezervistë ushtarakë janë ftuar.

Më tepër se 1300 persona janë arrestuar se protestuan të mërkurën, sipas “OVD-Info”.

Policia ka shtypur dhunshëm protestën e të mërkurës.

Edhe Policia ruse arreston 1300 persona në protestën kundër mobilizimit Botë Policia ruse arreston 1300 persona në protestën kundër mobilizimit

Ndërkohë në rrjete sociale kanë qarkulluar edhe kolona të veturave në kufirin Rusi – Gjeorgji. Raportohet se janë shtetas rusë që po tentojnë të ikin për në Gjeorgji.

Raportohet se kolonat janë afro 5 kilometra.