Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestimi brutal i protestuesit anti-Putin [VIDEO]

Mbi 800 persona janë arrestuar të mërkurën në tërë Rusinë, gjatë protestave ku po kundërshtohet mobilizimi i urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin për luftë në Ukrainë.

Në Twitter u publikua një video ku tre policë për ta “neutralizuar”, po e godisnin me fuqi protestuesin.

Disa persona arritën ta filmonin momentin, derisa bëhet e ditur se arrestimet po vijojnë edhe në qytete të tjera, pos në Moskë.

Menjëherë pas konferencës së Putinit, ku dha lajmin se do t’i mobilizojë 300 mijë rezervistë ndaj Ukrainës, mijëra rusë dolën në protestë.

Policia raportohet të ketë përdorur forcë për t'i penguar protestuesit, derisa aksionet policore po vazhdojnë edhe më tej.

Është raportuar se mijëra rusë po kërkojnë të largohen nga vendi.