Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta në Rusi kundër mobilizimit, rreth 110 të arrestuar

Të paktën 109 njerëz në të gjithë Rusinë janë arrestuar të mërkurën, pasi protestuan kundër urdhrit për mobilizimin e 300 mijë rezervistëve, shkroi Reuters.

Arrestimin e mbi 100 protestuesve e bëri të ditur një grup i të drejtave të njeriut.

Grupi i pavarur i monitorimit të protestave OVD-Info, ka thënë për Reuters, se është në dijeni të arrestimeve në të paktën 15 qytete të ndryshme.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu, ka njoftuar më 21 shtator se do të mobilizohen 300 mijë rezervistë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar për mobilizim të pjesshëm ku do të përfshihen rezervistët me përvojë ushtarake dhe se kjo po ndodh për të mbrojtur “zonat e çliruara”.

Për këtë çështje kanë folur edhe nga Bashkimi Evropian e Mbretëria e Bashkuar.

Edhe Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë Botë 1 muaj më parë Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë

Pas takimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, kryeministrja e Britanisë, Liz Truss dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se mobilizimi në Rusi është shenjë se pushtimi i Rusisë po dështon.

"Është një deklaratë dobësie", kanë thënë ato në një deklaratë të përbashkët, duke shtuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të nevojiten.