Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini pranon se ka gabime në përpjekjet për të mobilizuar rezervistët e ushtrisë ruse

Kremlini ka pranuar se janë bërë gabime në përpjekjen për të mobilizuar rezervistët e ushtrisë ruse për të luftuar në Ukrainë, në mes të kundërshtimit në rritje të publikut.

“Ka raste kur shkelet dekreti”, ka thënë zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, duke shtuar se “të gjitha gabimet do të korrigjohen”, shkruan BBC-ja të hënën.

Raporte të shumta thonë se njerëz pa përvojë ushtarake, ose që janë shumë të moshuar ose me aftësi të kufizuara, po thirren.

Dekreti i mobilizimit i javës së kaluar ka shkaktuar tashmë protesta të gjera.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar për atë që ai e përshkroi si mobilizim të pjesshëm më 21 shtator, me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu që më vonë tha se 300.000 rezervistë do të thirreshin.

Megjithatë, raportet në mediat opozitare ruse sugjeruan se deri në një milion njerëz mund të thirreshin, duke vënë në dukje se një paragraf që besohet të jetë në lidhje me numrin e saktë të rezervistëve të kërkuar ishte hequr, në versionin e publikuar të dekretit të Putinit mbi faqen zyrtare të Kremlinit.

Edhe Putini urdhëron rritjen e numrit të trupave ruse Botë Putini urdhëron rritjen e numrit të trupave ruse

Një numër ekspertësh ushtarakë në Perëndim dhe Ukrainë thonë se vendimi i Putinit për të thirrur rezervistë tregon se trupat ruse po dështojnë keq në fushën e betejës në Ukrainë, më shumë se shtatë muaj prej kur Moska filloi pushtimin e saj.

Që nga shpallja e mobilizimit, më shumë se 2.000 njerëz janë arrestuar në protestat e mbajtura në gjithë Rusinë.