Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky i quan të papërgatitur trupat e reja që Rusia ka futur në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat e reja që Rusia ka futur për të luftuar në Ukrainë në kuadër të mobilizimit që e ka shpallur javë më parë, nuk janë të përgatitur mirë për betejë.

“Sot armiku raporton për përfundimin e supozuar të mobilizimit të tyre, për gjoja mungesën e nevojës së valëve të reja të vendosjes së qytetarëve rusë në front. Rusia po përpiqet të rrisë presionin mbi pozicionet tona duke përdorur të mobilizuarit, por ata janë aq dobët të stërvitur dhe të pajisur, aq të përdorur nga komanda, sa që lë të kuptohet se së shpejti Rusia mund të ketë nevojë për një valë të re të dërgimit të njerëzve në luftë”, ka thënë Zelensky në fjalimin e tij të natës të premten.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu raportoi në një takim me presidentin rus, Vladimir Putin të premten se thirrja për mobilizim ka përfunduar dhe se objektivi i 300,000 qytetarëve të mobilizuar është përmbushur.

Urdhri i mobilizimit pati një fillim të vështirë dhe u dëshmua i diskutueshëm në Rusi, duke shkaktuar protesta dhe shqetësime nga grupet e të drejtave se pakicat etnike ishin në shënjestër në mënyrë disproporcionale për dislokim.