Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret të enjten për t’i paguar të gjithë të mobilizuarit në luftë kundër Ukrainës, raportoi BBC-ja.
Sipas vendimit, secili ushtarak i mobilizuar do të paguhet rreth 190.000 rubla apo afro 3.000 dollarë.
Te autoritetet ruse ka pasur ankesa të shumta nga të mobilizuarit se nuk iu janë paguar rublat e premtuara më parë, ndërsa kanë thënë se kanë shërbyer në kushte të këqija banimi, me uniforma jo të duhura dhe pagesa të ulëta.
Më 21 shtator Putini dha urdhër për mobilizim të pjesshëm të qytetarëve rusë në frontet ukrainase. Mijëra qytetarë iu përgjigjën pozitivisht thirrjes, ndërsa qindra-mijëra të tjerë zgjodhën ikjen nga Rusia.
Deri më fund të shtatorit u regjistruan kolona të gjata të rusëve që me automjete po i largoheshin mobilizimit. Gjermania ishte shprehur pro mbrojtjes së dezertorëve rusë.
-
Putini urdhëron rritjen e numrit të trupave ruse
-
Rusia po u ofron banorëve të Moskës deri në 22 mijë dollarë për të luftuar në Ukrainë
-
Rusia rekruton mbi 200,000 qytetarë pas urdhrit të Putinit
-
Shtabi ukrainas: Rusia i mobilizoi 100 mijë njerëz
-
Kremlini pranon se ka gabime në përpjekjet për të mobilizuar rezervistët e ushtrisë ruse