Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdon ikja masive e rusëve që s’duan të luftojnë [VIDEO]

Mijëra rusë po largohen tash e afro një javë nga Rusia, pas vendimit të presidentit Vladimir Putin, për mobilizim të ri rus.

Mediumi amerikan “ABCNews”, publikoi pamje të mijëra qytetarëve që me vetura, po kalonin pikën kufitare të Gjeorgjisë.

U shënua po ashtu rekord i ikjeve nëpërmjet kufirit të Finlandës.

Putini urdhëroi javën e kaluar mobilizimin e 300 mijë rezervistëve për t'u dërguar në frontet e luftës në Ukrainë dhe kjo ngjalli frikë e trishtim te rusët që po kërkojnë shpëtimin jashtë vendit.