Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu kanë bërë thirrje shtetasve të vet që të ikin sa më parë nga Rusia, raportoi CNN-i të mërkurën. Këtë njoftim e dha Ambasada Amerikane në Moskë, pas njoftimit të presidentit rus, Vladimir Putin, se do të mobilizohen edhe të paktën 300 mijë rezervistë për luftë ndaj Ukrainës.
“Rusia mund ta refuzojë njohjen e shtetësisë amerikane të banorëve, të mohojë qasjen e tyre në ndihmën konsullore amerikane, të parandalojë largimin e tyre nga Rusia dhe të rekrutojë shtetas për shërbimin ushtarak”, thuhet në njoftimin e SHBA-së.
Në thirrje u potencua që Rusia ka arrestuar disa amerikanë që morën pjesë në demonstratat në Rusi kundër mobilizimit rus.
Alarmet e SHBA-së për largim nga Rusia janë ngritur edhe pak para se të niste lufta në Ukrainë.
“Shmangni të gjitha protestat politike ose sociale dhe mos fotografoni personelin e sigurisë në këtë situatë”, u tha tutje në njoftim.
Putini ka deklaruar se edhe 300 mijë persona do të rekrutohen për luftë ndaj Ukrainës. Mijëra rusë u larguan nga Rusia kur Putini dha njoftimin për mobilizim të ri. Ukraina ndërkohë, ka bërë se dije se i mirëpret dezertorët rusë.
-
SHBA-ja u kërkon amerikanëve të largohen menjëherë nga Rusia
-
Vazhdon ikja masive e rusëve që s’duan të luftojnë [VIDEO]
-
Kërkimi “Si të ikësh nga Rusia”, shpërthen në internet
-
Protestuesit në Rusi po rrezikojnë të dërgohen në front në Ukrainë
-
SHBA-ja u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Rusia