Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë thënë qytetarëve amerikanë që të largohet menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit arbitrar ose ngacmimit nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit, raportoi të hënën Reuters.
“Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë”, ka thënë ambasada amerikane në Moskë. “Duhet pasur kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të ndalimeve të gabuara. Mos udhëtoni në Rusi”, thuhet më tej në njoftimin e ambasadës.
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht qytetarët e tyre që të largohen nga Rusia. Paralajmërimi i fundit publik ishte në shtator pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm.
“Shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar shtetas amerikanë me akuza të rreme, kanë veçuar shtetasit amerikanë në Rusi për ndalim dhe ngacmim, u kanë mohuar atyre trajtim të drejtë dhe transparent dhe i kanë dënuar në gjyqe sekrete ose pa paraqitur prova të besueshme. Autoritetet ruse zbatojnë arbitrarisht ligjet lokale kundër punonjësve fetarë shtetas amerikanë dhe kanë hapur hetime të dyshimta penale kundër shtetasve amerikanë të përfshirë në veprimtari fetare”, thuhet më tej në njoftimin e ambasadës.
Rusia ka hapur një çështje penale kundër një shtetasi të Shteteve të Bashkuara me dyshimin për spiunazh, ka njoftuar Shërbimi Federal i Sigurisë në janar.
-
SHBA-ja alarmon amerikanët: Ikni nga Rusia
-
Rusia u kërkon qytetarëve të saj të evitojnë udhëtimin drejt Perëndimit
-
SHBA-ja u bën thirrje amerikanëve të largohen menjëherë nga Bjellorusia
-
Rusia i kundërpërgjigjet SHBA-së duke ia dëbuar diplomatët
-
Britania udhëzon shtetasit e saj të largohen nga Rusia