Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia u kërkon qytetarëve të saj të evitojnë udhëtimin drejt Perëndimit

Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Rusia ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi për qytetarët e saj me arsyetimin se tensionet me SHBA-në janë "në prag të shpërthimit".

Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse, u ka bërë thirrje qytetarëve të mërkurën që të "përmbahen nga udhëtimet në SHBA, Kanada dhe me disa përjashtime në vendet e BE-së" gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Ajo ka thënë se ata që udhëtonin mund të viheshin në gjueti të autoriteteve amerikane, raporton Reuters.

“Në kontekstin e rritjes së konfrontimit në marrëdhëniet ruso-amerikane, të cilat janë në prag të shpërthimit për fajin e Uashingtonit, udhëtimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës privatisht ose nga nevoja zyrtare janë të mbushura me rreziqe serioze”, ka thënë Zakharova.

Ajo nuk elaboroi se cilat vende të BE-së ishin të përjashtuara nga rekomandimet e udhëtimit.

Edhe Rusia paralajmëron Britaninë dhe Francën: Po luani me zjarrin Botë Rusia paralajmëron Britaninë dhe Francën: Po luani me zjarrin

Megjithëse paralajmërimet e udhëtimit midis Rusisë, SHBA-së dhe më gjerë nuk janë asgjë e re, diplomatët si në Moskë ashtu edhe në Uashington thonë se marrëdhënia midis dy vendeve është më e keqe se në çdo kohë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962 për shkak të mosmarrëveshjeve rreth luftës në Ukrainë.

Muajin e kaluar, marrëdhëniet u tensionuan më tej për shkak të përdorimit të raketave amerikane dhe britanike nga ana e Ukrainës për të goditur thellë brenda territorit rus, teksa Rusia vendosi të ulte pragun e saj bërthamor.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën edhe për ndalimin e qytetarëve për akuza të pabaza.

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump u ka kërkuar të dyja palëve në luftën në Ukrainë që të bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm, duke thënë se është "koha e Vladimir Putinit për të vepruar".

Edhe Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë Botë Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë

Duke shkruar në mediat sociale më 8 dhjetor, presidenti i zgjedhur bëri thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm".

"Unë e njoh mirë Vladimirin. Është koha e tij për të vepruar. Kina mund të ndihmojë. Bota po pret!", ka thënë Trumpi duke iu referuar afërsisë me Putinin.