Ministria e Jashtme e Rusisë ka lëshuar thirrje për qytetarët rusë që të mos udhëtojnë për në Kosovë me arsyetimin për rrezik të lartë të sigurisë.
Zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova, ka përmendur rastin e arrestimit të një rusi e dy bjellorusëve më 10 shkurt për kalim të paautorizuar të kufirit.
Zakharova ka thënë se Zyra ndërlidhëse e Rusisë në Kosovë ka kërkuar qasje me të arrestuarit, raportoi Euronews.
“Për shkak të rreziqeve të larta, sërish rekomandojmë fuqishëm që qytetarët rusë të shmangin vizitat në Kosovë dhe të zgjedhin rrugë alternative kur planifikojnë udhëtime brenda rajonit të Ballkanit”, thuhej në thirrje e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
MPJD-ja bën thirrje që të shmanget kalimi nëpër Serbi
-
Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, BE-ja e mbështet e Moska zotohet për përgjigje
-
MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë
-
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
-
Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi