Policia e Kosovës të martën ka arrestuar katër persona në fshatin Arllat të Drenasit, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, gjatë ditës djeshme rreth orës 13:30, njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet ndodheshin edhe tre persona të tjerë – dy shtetas të Bjellorusisë dhe një shtetas i Rusisë.
Hetimet fillestare kanë bërë të ditur se të arrestuarit dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria në Kosovë.
Të katër të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
-
Katër shtetas të Serbisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit
-
Tre shtetas të Shqipërisë, përfshirë një grua, arrestohen për sulm fizik në Drenas
-
Kapet një grup shtetasish serbë duke kaluar ilegalisht kufirin në Dobrosin-Stublinë
-
Përleshje mes katër personave në Fushë-Kosovë, prej tyre tre shtetas të huaj
-
Përleshje në një lokal në Fushë-Kosovë, arrestohen tre të dyshuar përfshirë dy shtetas serbë