Një alarm sigurie i lëshuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Londër u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Britani që të “shmangin ekspozimin publik” dhe të tregojnë vigjilencë ndaj mundësisë së sulmeve terroriste në prag të Krishtlindjeve.
Paralajmërimi nuk kufizohet vetëm në Britani të Madhe, por është shtrirë në të gjithë Evropën dhe është lëshuar edhe nga misioni diplomatik amerikan në Berlin.
Niveli i kërcënimit terrorist në Britani aktualisht është “i rëndë”, që do të thotë se një sulm terrorist konsiderohet shumë i mundshëm.
Ndër masat e rekomanduara, alarmi këshillon qytetarët amerikanë në Britani që të “shmangin demonstratat dhe zonat ku ka prani të madhe policore”, të ekspozohen sa më pak në publik dhe të njoftojnë familjarët dhe miqtë për planet e tyre të udhëtimit.
Gjithashtu, atyre u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë festivaleve dhe ngjarjeve ku mblidhen turma të mëdha njerëzish.
Paralajmërimi vë në pah veçanërisht kërcënimin nga të ashtuquajturit “sulmues të vetmuar”, të cilët mund të godasin zonat turistike “me pak ose aspak paralajmërim paraprak”, shkruan The Independent.
Njoftimi përmend në mënyrë të veçantë kërcënimet e fundit të rreme për bomba, të cilat kanë shënjestruar aeroportet britanike dhe kanë shkaktuar ndërprerje të fluturimeve në disa vende evropiane.
Edhe
DASH-i paralajmëron për rreziqe të shtuara sigurie, objektet diplomatike në shënjestër
“Me afrimin e sezonit të festave, qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë ndaj mjedisit përreth dhe të zbatojnë masa të arsyeshme për sigurinë personale, duke qenë gjithmonë të vetëdijshëm për situatën ku ndodhen. Tubimet e mëdha dhe ngjarjet publike mund të përbëjnë objektiva të mundshme për grupet terroriste dhe kriminelët. Terroristët, përfshirë edhe sulmuesit e vetmuar, mund të kryejnë sulme me pak ose aspak paralajmërim paraprak, duke shënjestruar vende turistike si tregjet, nyjet e transportit, qendrat tregtare, objektet fetare dhe hapësira të tjera publike”, thuhet ndër të tjera në paralajmërim.
Ky alarm sigurie vjen në një kohë kur është rritur vigjilenca në bazat ushtarake amerikane në Britani, pas një serie incidentesh të sigurisë.
Këto zhvillime kanë çuar edhe në tërheqjen e disa avionëve ushtarakë, për shkak të një kërcënimi që lidhet me Iranin.
-
Ambasada e SHBA-së thirrje personelit: Javëve në vijim priten protesta, mund të përshkallëzohen
-
Vala e kërcënimeve me bomba paraqet sfidë serioze për industrinë e aviacionit
-
Vazhdon vala e kërcënimeve për bomba në disa vende të Evropës
-
BE: Shumë herët për të thënë nëse kërcënimet me bomba në aeroplanë janë të lidhura