Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania udhëzon shtetasit e saj të largohen nga Rusia

Shtetasit britanikë duhet të konsiderojnë largimin nga Rusia, ka lëshuar thirrje Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Shtetasit britanikë, prania e të cilëve në Rusi nuk është thelbësore, këshillohen fuqimisht të konsiderojnë largimin nga rrugët e mbetura tregtare, ka thënë kjo ministri.

Ajo gjithashtu këshillon kundër çdo udhëtimi në Rusi.

Sulmet ruse në Ukrainë kanë hyrë të shtunën në ditën e dhjetë. Ndonëse sot ishte paraparë evakumimi i njerëzve nga dy qytete të Ukrainas, në njërin prej tyre ai është shtyrë për shkak të shkeljes së armëpushimit nga ana e Rusisë.