Raportet sugjerojnë se Rusia i ka thënë SHBA-së se do të dëbojë një numër të diplomatëve amerikanë nga shteti.
Agjencia e lajmeve Interfax citoi të mërkurën Ministrisë e Jashtme ruse t’i ketë thënë SHBA-së se çdo veprim armiqësor kundër Moskës do të provokonte një përgjigje.
Muajin e kaluar, Washingtoni tha se ka dëbuar 12 diplomatë rusë për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.
Ministria ruse i kishte paraqitur një diplomati të lartë amerikan në Moskë një listë të personave që duhej të largoheshin “si përgjigje ndaj dëbimit të diplomatëve nga Washingtoni nga misioni i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në New York”.
Veprimi vjen pasi SHBA-ja dhe aleatët pritet të shpallin sanksione të reja kundër Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.