Njësiti special i policisë dhe zyrtarët e doganave kanë bastisur pronat e shtetasit rus, Alisher Usmanov, në jug të Bavarisë.
Shtetasi rus është sanksionuar nga Bashkimi Evropian, kanë njoftuar zyrtarët gjermanë të doganave.
BE-ja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera perëndimore kanë vendosur sanksione kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë.
Në mesin e sanksioneve janë ndalimi i udhëtimeve dhe ngrirja e aseteve të një numri të madh të anëtarëve qeveritarë në Rusi dhe qindra biznesmenëve.
Autoritetet gjermane kanë sekuestruar disa automjete luksoze gjatë bastisjes së këtyre pronave.
Edhe
Italia ka ngrirë asetet e oligarkëve rusë
Në shtatorin e vitit 2022, njësiti special prej 250 zyrtarëve kishin bastisur dhjetëra prona nëpër Gjermani, të cilat dyshohen se ishin të oligarkut rus Alisher Usmanov, aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin.
Oligarku dyshohet për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve të BE-së.