Norvegjia ka sekuestruar një anije ruse në Svalbard, në Arktik, pas një kërkese të kompanisë ukrainase të energjisë “Naftogaz”. Kompania po kërkon nga Rusia 4.22 miliardë dollarë kompensim për asetet që iu sekuestruan në Krime pas aneksimit rus në vitin 2014, shkruan “Reuters”.
Anija “Professor Molchanov” u ndalua për rreth 24 orë nga Roja Bregdetare Norvegjeze. Më pas, Gjykata e Qarkut urdhëroi sekuestrimin e saj dhe ndalimin e largimit nga Svalbardi.
“Naftogaz” ka ndjekur çështjen në gjykatat ndërkombëtare që nga viti 2016. Në vitin 2023, një gjykatë në Hagë urdhëroi Rusinë të paguante 4.22 miliardë dollarë, plus interesa dhe shpenzime ligjore. Rusia nuk e ka zbatuar vendimin dhe po e kundërshton atë.
Kompania ukrainase thotë se po kërkon zbatimin e vendimit edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në, Francën, Britaninë e Madhe dhe Finlandën, ku janë ngrirë asete ruse.
Ministria e Jashtme ruse e ka quajtur sekuestrimin e anijes “pirateri” dhe ka thënë se Rusia po e apelon procesin.
-
Si e parandaloi NATO-ja planin rus për sabotimin e kabllove nënujore
-
Putini paralajmëron Perëndimin për hakmarrje
-
“The Odyssey” i 250 milionë dollarëve s’e paguan dëmin për anijen
-
Kremlini dënon ndalimin nga Franca të një anijeje ruse me naftë
-
Franca ndalon një anije ruse të naftës e cila ishte nën sanksione ndërkombëtare