Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia bregdetare në Greqi shpëton 100 emigrantë

Policia bregdetare greke shpëtoi rreth 100 emigrantë në det pranë ishullit Kythera.

Operacioni i shpëtimit u krye mbrëmjen e 10 qershorit pasi anija që transportonte emigrantët u përball me vështirësi.

Të gjithë ata që ndodheshin në anije ishin në gjendje të mirë shëndetësore, njoftuan autoritetet greke.

Nuk u bë e ditur se nga cili vend ishte nisur anija, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Gjatë muajve të verës, shumë varka me vela dhe jahte ndodhen në detin Egje dhe Jon, duke i bërë të vështira për t'u dalluar varkat e drejtuara nga trafikantët e njerëzve që transportojnë emigrantë.

Meqenëse varkat janë zakonisht të vjetra dhe shpesh të mbingarkuara, aksidentet janë të shpeshta.

Edhe Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe Botë 1 muaj më parë Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe

Sipas shifrave të Organizatës së Kombeve të Bashkuar, të paktën 326 njerëz vdiqën në këtë rajon vitin e kaluar.

Policia bregdetare greke beson se shifra aktuale është dukshëm më e lartë. /REL