Roja bregdetare italiane ka shpëtuar 96 emigrantë në bordin e një varke me vela në brigjet e rajonit jugor italian të Kalabrisë.
Fillimisht, për shkak të kushteve të detit dhe numrit të madh të udhëtarëve në bord, nuk u bë e mundur transferimi i sigurt i emigrantëve në varkën e patrullës, pavarësisht pranisë së një anijeje tregtare që mbështeste operacionin e shpëtimit.
Në vend të kësaj, shpëtuesit hipën në varkën me vela në mënyrë që ta drejtonin më lehtë anijen dhe të përpiqeshin të mbanin një pozicion më të mbrojtur për të lejuar që varka e patrullës të vinte pranë.
Operacionet e shpëtimit u kryen në mënyrë të sigurt, falë ndërhyrjes së një varke patrullimi portugeze që operonte për agjencinë Frontex. Të gjithë emigrantët u transferuan më pas në varkën e patrullës së rojës bregdetare, e cila mbërriti disa orë më vonë në portin e Roccellas.
-
Policia bregdetare në Greqi shpëton 100 emigrantë
-
Italia po mundohet të shpëtojë 1200 emigrantë të cilët po udhëtojnë me dy varka peshkimi
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Pesë të vdekur në Turqi pasi varka me emigrantë u përplas me një anije të rojës bregdetare
-
Gjendet trupi i njërit prej të zhdukurve si pasojë e përmbytja së varkës afër Sicilisë