Plane për një sulm me bombë janë gjetur në shtëpinë e sulmuesit me armë që vrau 10 persona në një shkollë në Graz të Austrisë.
Policia po ashtu ka gjetur edhe një pajisje, një letër të tij dhe një video gjatë kontrollit të shtëpisë. 21-vjeçari, ish-nxënës i së njëjtën shkollë, e vrau veten në banjën e shkollës pasi kreu sulmin. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një motiv që çoi në sulm.
Nga sulmi mbetën edhe 11 të tjerë të lënduar. Gjashtë vajza dhe tre djem mbetën të vrarë e një vajzë vdiq më vonë në spital. Një mësues dhe nëntë nxënës ishin në mesin e të vrarëve.
Nga viktimat, njëra ishte me prejardhje nga Kosova.