Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përpjekje për të shfuqizuar ligjin që e ndalon gjymtimin gjenital femëror në Gambi

Një ligj i vitit 2015 për ndalimin e gjymtimit gjenital të femrave në Gambi është dërguar të hënën për diskutime të mëtejshme në komision nga ligjëvënësit, në përpjekje për ta shfuqizuar atë.

Akti ligjor iu referua një komiteti kombëtar për debat të mëtejshëm dhe mund të kthehet në votim në javët dhe muajt në vijim.

Aktivistët gambianë në vendin kryesisht me popullsi myslimane kanë frikë se miratimi i ndryshimeve të propozuara do të përmbyste mbrojtjen e vajzave dhe grave, shkruan AP.

Ata kanë paralajmëruar se përmbysja e ligjit të vitit 2015 do të dëmtonte shumë vite punë kundër një procedure që shpesh kryhet tek vajzat nën moshën pesë vjeç me besimin e gabuar se do të kontrollojë seksualitetin e tyre.

Procedura, e cila gjithashtu është quajtur prerje e gjenitaleve femërore, përfshin heqjen e pjesshme ose të plotë të organeve gjenitale të jashtme, shpesh nga praktikuesit tradicionalë të komunitetit me mjete të tilla si brisku ose nganjëherë nga punonjësit e shëndetësisë.

Ajo mund të shkaktojë gjakderdhje serioze, vdekje dhe komplikime të lindjes, por mbetet një praktikë e përhapur në pjesë të Afrikës. Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se më shumë se gjysma e grave dhe vajzave të moshës 15 deri në 49 vjeç në Gambi i janë nënshtruar procedurës.

Edhe UNICEF: 230 milionë gra dhe vajza në botë iu nënshtruan gjymtimit të gjenitaleve Botë UNICEF: 230 milionë gra dhe vajza në botë iu nënshtruan gjymtimit të gjenitaleve

Projektligji mbështetet nga konservatorët fetarë në vendin me më pak se 3 milionë banorë. Organi më i lartë islamik i vendit e ka quajtur këtë praktikë “një nga virtytet e Islamit”.