Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tri vajza vdesin pasi iu nënshtruan gjymtimit të gjenitaleve femërore

Policia në Sierra Leone po heton vdekjet e tri vajzave të cilat iu kishin nënshtruar gjymtimit të gjenitaleve femërore.

Një 12, 13 dhe 17-vjeçare vdiqën gjatë ceremonisë që po performohej muajin e kaluar.

Aminata Koroma, sekretarja e Forumit Kundër Praktikave të Dëmshme, ka thënë se prindërit e vajzave dhe ata që i prenë ato janë dërguar në mbajtje, raportoi Guardian.

Gjymtimi i gjenitaleve femërore përfshin heqjen e pjesshme ose të tërësishme të organit gjenital të jashtëm femëror dhe konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut. Në vitin 2012, OKB-ja miratoi një rezolutë për ta ndaluar këtë praktikë, por ajo ende praktikohet në rreth 30 shtete.

Pavarësisht thirrjeve që kjo praktikë të bëhet vepër penale, në Sierra Leone mbetet e ligjshme.