Donald Trump përsëri u ka dalë në ndihmë sirianëve të pafajshëm.
Së bashku me Britaninë dhe Francën, Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në disa baza ku mendohet se prodhohen armë kimike, raporton KTV.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka urdhëruar nisjen e sulmeve ajrore në Siri kundër regjimit të diktatorit Bashar Al-Assad.
“Qëllimi i këtyre sulmeve është që të ndalohet prodhimi dhe përdorimi i armëve kimike. Ky është interes vital për sigurinë e SHBA-së. Jemi të gatshëm të sulmojmë
derisa regjimi sirian të ndalojë së përdoruri këto armë”, ka thënë Trump.
EdheTrumpi ka shtuar se ka urdhëruar sulm ajror me goditje precize, për të mos i dëmtuar qytetarët sirianë.
Sipas raportimeve, një qendër kërkimesh në Damask, një depo e armëve kimike dhe një qendër komande në Homs, janë goditur nga sulmi që zgjati për rreth një orë.
Kjo ndërhyrje që ndodh vetëm disa ditë pasi SHBA-ja e akuzoi Sirinë për përdorim të armëve kimike në qytetin Duma, është mirëpritur nga faktori ndërkombëtar.
Turqia dhe Kanadaja ishin të parat që e vlerësuan ndërhyrjen e miratuar nga treshja Trump-Macron-May.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbështetur aksionin ushtarak në Siri.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Rusisë.
Edhe
Trump do tërheqjen e trupave nga Siria
Sipas Putinit, sulmet ajrore nuk do të kalojnë pa pasoja dhe ato u bënë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Seria e sulmeve është goditja më e madhe e fuqive perëndimore ndaj Bashar al Assadit në 7 vjet të luftës civile.