Presidenti amerikan, Donald Trump ka lajmëruar botën, të premten në mbrëmje, sipas kohës amerikane, se në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Francën, ka urdhëruar nisjen e sulmeve ajrore në Siri kundër regjimit të dikatatorit Bashar Al-Assad.
“Qëllimi i këtyre sulmeve sonte është që të ndalohet prodhimi dhe përdorimi i armëve kimike. Ky është interes vital për sigurinë e SHBA-së. Jemi të gatshëm të sulmojmë derisa regjimi sirian të ndalojë së përdorur armët e ndaluara”, ka thënë Trump, raporton KTV.
Sulmet kanë goditur Damaskun si dhe dy vende shumë pranë, Homsin dhe Pentagonin.
Ai ka thënë se Rusia duhet të vendosë nëse do të vazhdojë në rrugën e errët, ose do t’u bashkohet vendeve të civilizuara si forcë për paqe dhe stabilitet.