Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria mbështet ndërhyrjen ushtarake në Siri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me sulmin e SHBA-së, Francës dhe Britanisë në Siri.

Meta ka shprehur mbështetjen e ndërhyrjes ushtarake ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Bashar al-Assad.

“Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Assadit. Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, shprehet Meta në mesazhin e tij.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca filluan sulmet ushtarake kundër qeverisë së presidentit Assad për shkak të përdorimit të armëve kimike nga Siria kundër banorëve të saj.

Sulmi i bashkërenduar me Francën dhe Britaninë, shënon herën e dytë që presidenti Trump përdor forcën ushtarake kundër Sirisë. Presidenti Trump e njoftoi goditjen ushtarake të premten në mbrëmje gjatë një fjalimi drejtuar vendit me televizion.

Presidenti tha se sulmet synojnë t’i japin fund përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Sirisë.

Ndërsa kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në një deklaratë drejtuar popullit të saj tregoi pohoi se e kishte marrë këtë veprim ushtarak për shkak se konsideron se mbron të drejtat kombëtare të Britanikëve, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë alternativë tjetër.

Artikuj të ngjashëm