Palestinezët dhe izraelitët janë përleshur në qytetin e Nablus pas shpërthimit të një bombe afër automjeteve të ushtrisë izraelite, që po përcillnin hebrenjtë në vendin e shenjtë në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Në përleshjet e së enjtes janë lënduar tre ushtarë izraelitë.
Protestuesit palestinezë kanë sulmuar ushtarët izraelitë me gurë, teksa ata janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, duke lënduar nëntë persona.
Ushtria izraelite ka njoftuar se nga shpërthimi në Nablus – territor i militantëve palestinezë, janë plagosur katër ushtarë.
Ushtria izraelite ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në momentin kur forcat po bënin përpjekje për t’iu hapur rrugë hebrenjve që po e vizitonin varrin e Josefit.
Edhe
Raportohet për 10 palestinezë të vrarë në bastisje në Bregun Perëndimor
Ky vend është i shenjtë edhe për myslimanët, të cilët thonë se aty është varrosur një sheik.
Ushtria i shoqëron besimtarët hebrenj disa herë gjatë vitit në koordinim me forcat palestineze të sigurisë.
-
Pesë palestinezë të vdekur gjatë bastisjeve të kryera nga ushtria izraelite
-
Kolonët izraelitë u kanë vënë zjarrin xhamive në Bregun Perëndimor, thonë palestinezët
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Sulm ndaj një autobusi izraelit në Bregun Perëndimor, të paktën tetë të lënduar