Parlamenti Evropian ka votuar të martën për t’ia hequr imunitetin ish-liderit katalonjas, Carles Puigdemont, dhe dy ministrave të tij, duke i vënë ata një hap më afër ekstradimit dhe përndjekjes penale në Spanjë.
Ligjvënësit evropianë e kaluan me 400 vota për, 248 kundër dhe 45 abstenime, propozimin për heqjen e imunitetit të Puigdemontit. Ish-lideri, bashkë me dy ministrat e tjerë, kishin ikur në Belgjikë gjatë vitit 2017, për t’iu shmangur arrestimit lidhur me organizimin e referendumit të pavarësisë së Katalonjës, që ishte cilësuar i paligjshëm nga gjykatat në Spanjë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti ka rezultuar me lëshimin e një urdhër arrestimi ndërkombëtar nga Spanja, kundër tyre, shkruajnë mediat e huaja.
Ministrja e Jashtme spanjolle, Arancha González Laya, ka vlerësuar se vendimi demonstron që një anëtar i Parlamentit Evropian nuk mund ta përdorë pozitën për t’i ikur drejtësisë.
Votimi, ndërkaq, ka reflektuar çarjen e radhës përbrenda koalicionit qeveritar spanjoll, pasi që anëtarët e së majtës votuan për vazhdimin e imunitetit, ndërsa partnerët e tyre socialistë votuan kundër.
Nëntë udhëheqës të tjerë të fushatës për pavarësi, që kanë mbetur në Katalonjë, janë dënuar deri në 13 vjet burgim për rolin e tyre në tentimin e dështuar të shpalljes së pavarësisë, në një gjykim të tetorit të vitit 2019.