Duke folur gjatë një konference për media në Parlament, deputet i të cilit është, Puigdemont ka thënë se vendimi shënon “një ditë të trishtë për Parlamentin Evropian”, si dhe “për vetë demokracinë evropiane”
Bruksel, 4 mars (AP) – Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka thënë të martën se vendimi i Parlamentit Evropian për t’ia hequr imunitetin përbën “një rast të qartë të persekutimit politik”.
Kjo pasi që 400 ligjvënës votuan për zmbrapsjen e imunitetit të tij dhe dy ministrave të tjerë të qeverisë rajonale, në atë që përbën një hap përpara drejt ekstradimit dhe persekutimit të tyre në Spanjë rreth përfshirjes në organizimin e referendumit për pavarësimin e Katalonjës. Në votimin e së martës 248 ligjvënës kanë votuar kundër, ndërsa 45 kanë abstenuar.
Në vendimin e Parlamentit janë përfshirë bashkëpunëtorët e Puigdemontit, ish-ministri katalonjas i Shëndetësisë, Toni Comin, dhe ish-ministrja rajonale për Arsim, Clara Ponsati.
Duke folur gjatë një konference për media në Parlament, deputet i të cilit është, Puigdemont ka thënë se vendimi shënon “një ditë të trishtë për Parlamentin Evropian” si dhe “për vetë demokracinë evropiane”.
Me votimin e së martës hapet rruga për ekstradimin e grupit, ndërkaq rihapen plagët e separatizmit në Spanjë.
Qeveria në Madrid ka përshëndetur vendimin e legjislaturës evropiane, duke e cilësuar si fitore për sundimin e ligjit dhe kundër atyre që janë zotuar ta shkëpusin rajonin e kamur verilindor nga pjesa e mbetur e Spanjës. Vendimi gjithashtu do ta zgjasë për muaj të tërë, nëse jo edhe për vite, sagën ligjore më se tre vjet e gjysmë rreth fatit të tre separatistëve, pasi që ekzistojnë shtigje të shumta ligjore për apelimin e vendimit përpara se të mund të merret ndonjë hap konkret lidhur me ekstradimin e mundshëm.
Edhe
PE-ja ua heq imunitetin ish-liderit katalonjas dhe dy ministrave të tij
Puigdemont dhe një sërë ministrash e udhëheqës politikë të Katalonjës kanë ikur në Belgjikë gjatë tetorit të vitit 2017, duke iu frikësuar arrestimit shkaku i organizimit të referendumit të pavarësisë për rajonin, në rastin që gjykatat spanjolle dhe Qeveria e cilësuan si të paligjshëm.
Më 2019, Puigdemont dhe dy kolegët e tij siguruan ulëse në Parlamentin Evropian dhe si rrjedhojë u ishte siguruar mbrojtja ligjore, si pjesëtarë të Kuvendit të BE-së.
Spanja ka bërë përpjekje të vazhdueshme për sigurimin e kthimit të Puigdemontit me qëllim të gjykimit, por ka dështuar që t’i bindë autoritetet belge të drejtësisë për ekstradimin e tij.
-
Parlamenti i Spanjës miraton përfundimisht ligjin e amnistisë për separatistët katalonjas
-
Gjykata italiane shtyn vendimin rreth ekstradimit të Puigdemontit në Spanjë
-
Puigdemont lirohet nga burgu Italian, më 4 tetor vendimi për ekstradim
-
Me protesta në Barcelonë kundërshtohet ekstradimi i Puigdemonit në Spanjë