Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pasojat e uraganit Fiona, pjesa më e madhe e Porto Rikos nën ujë

Një video nga Gardat Bregdetare e SHBA-së e realizuar nga helikopteri, ka treguar përmasat që ka shkaktuar uragani Fiona në Porto Riko, raporton agjencia AP.

Po ashtu është thënë se këto pamje do të ndihmojnë të përcaktohet se ku dhe si mund të ndihmojnë agjencitë federale e lokale.

Shumica e njerëzve në Porto Riko kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë, pasi uragani përfshiu ishullin. Shtëpitë janë të rrethuara nga uji, pista e aeroportit është vërshuar, ndërsa nga ajri shihen edhe vetura të mbetura në ujë.

Shiu ka vazhduar edhe të martën në Porto Riko.

Uragani Fiona ka goditur ishujt Turks dhe Caicos të martën si stuhi e kategorisë së tretë. “Syri i stuhisë” kaloi afër Grand Turk, kryeqendrës së ishullit të vogël që është nën udhëheqje të Britanisë.

Edhe Aeroplani i Forcës Ajrore të SHBA-së fluturon brenda syrit të uraganit Fiona Botë Aeroplani i Forcës Ajrore të SHBA-së fluturon brenda syrit të uraganit Fiona

Uragani Fiona ka arritur shpejtësinë maksimale 205 kilometra në orë. Ndërsa pritet të forcohet stuhia për në uragan të kategorisë së katërt ndërsa do t’i afrohet Bermudas të premten.

 

Pasojat e uraganit Fiona, pjesa më e madhe e Porto Rikos nën ujë (Video: AP) ? www.koha.net/r344649

Posted by Koha.net on Wednesday, September 21, 2022