Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uragani “Fiona” lë pa energji elektrike 3.3 milionë njerëz në Porto-Riko

Disa pjesë të Porto-Rikos mbetën pa energji të hënën, pasi uragani Fiona ndërpreu të gjithë furnizimin me energji elektrike.

Stuhia la pas rrëshqitje të dheut dhe përmbytje të mëdha, ndërsa u nis drejt perëndimit për në Republikës Domenikane, me kushte shumë të rrezikshme për të bërë riparime të menjëhershme, shkruan BBC-ja të hënën.

Shiu i dendur pritet të vazhdojë e të godasë Porto-Rikon.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për ishullin amerikan, duke lejuar autoritetet të ofrojnë ndihmë për fatkeqësitë.

Përveç një ndërprerjeje të plotë të energjisë për 3.3 milionë njerëz që jetojnë në ishullin e Karaibeve, u prekën edhe disa qendra shëndetësore që funksionojnë me gjeneratorë.

Sistemet elektrike në kompleksin spitalor të San Juanit janë restauruar që atëherë, tha sekretari i shëndetësisë.

Edhe Pasojat e uraganit Fiona, pjesa më e madhe e Porto Rikos nën ujë Botë Pasojat e uraganit Fiona, pjesa më e madhe e Porto Rikos nën ujë

Në disa zona do të duhen ditë që energjia të rilidhet, tha operatori i rrjetit të ishullit, Luma Energy.

Asnjë vdekje nuk është raportuar në Porto-Riko, por një person u vra në ishullin francez të Karaibeve të Guadeloupe, kur shtëpia e tij u përfshi nga përmbytjet.

Portet janë mbyllur në Porto-Riko dhe fluturimet jashtë aeroportit kryesor të ishullit janë anuluar.