Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kanadaja lindore goditet nga stuhia e fuqishme

Banorët e brigjeve të Atlantikut të Kanadasë mbetën të tronditur këtë fundjavë pasi stuhia Fiona përlau shtëpitë, rrëzoi çatitë dhe shkuli pemët dhe linjat e energjisë elektrike. Ushtria e vendit është dërguar për të ndihmuar rimëkëmbjen e zonës, derisa kryeministri Justin Trudeau u ka thënë të dëmtuarve nga stuhia se qeveria do të ofrojë mbështetje.

Ministrja e Mbrojtjes Kombëtare i tha transmetuesit kanadez CTV se rimëkëmbja do të jetë "përpjekje e të gjithëve" dhe se forcat e armatosura do të "përballen me sfidën si gjithmonë".

Në Antigonish, banorët vëzhguan dëmet, me shumë njerëz që shikonin gjatë natës teksa pemët u shkulën rreth shtëpive të tyre. Pamjet treguan dëmtime në linjat e energjisë elektrike dhe dyqanet në qendër të qytetit, me një banor që e quajti shkatërrimin "një problem serioz”.

Artikuj të ngjashëm