Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kanadaja synon të mësojë nga luftimi i flakëve të verës

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mësojnë nga përvoja në luftimin e zjarreve me qëllim që të rindërtohen komunitetet.

Ai ka thënë se kanadezët duhet të mësojnë nga përvoja pasi në të ardhmen mund të përballen me zjarre edhe më të ashpra.

Trudeau, të premten, ka vizituar British Columbian, zonën më të goditur nga zjarret e mëdha.

Ai ka thënë se teksa zjarret janë më të shpeshta në botën më të ngrohtë, kompensimi nga sigurimi do të bëhet edhe më i vështirë.

Kryeministri kanadez ka shtuar se ndërtimi i shtëpive më të sigurta dhe debatet për menaxhim më të mirë të pyjeve do të jenë vendimtare për të ardhmen në betejën e njerëzimit me zjarret.

Nga zjarret në British Columbia, gjatë muajit gusht, janë evakuuar më shumë se 30 mijë familje.

Zjarrfikësit kanadezë kanë luftuar me më shumë se 400 vatra zjarri.

Artikuj të ngjashëm