15 mijë shtëpi janë urdhëruar që të evakuohen nga British Columbia në Kanada shkaku i zjarreve të furishme që kanë përfshirë këtë zonë. Zyrtarët kanadezë kanë njoftuar se një numër i madh i ndërtesave në Kelowna, qytet me 36 mijë banorë, janë djegur.
Në këtë qytet janë evakuuar 2 mijë e 400 shtëpi. Gjendje emergjente është deklaruar në krejt provincën kanadeze, në të cilën janë qindra vatra zjarri.
Një zjarr i madh gjithashtu i është afruar qytetit të Yelloknife të shtunën.
Banorët e këtyre dy qyteteve kanë pasur afat deri të premten që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Autoritetet kanë thënë se deri të shtunën 19 mijë banorë të Kelownas janë evakuuar.
Autoritetet kanadeze kanë paralajmëruar se autostradat dhe aeroporti mund të jenë në rrezik nga këto zjarre të furishme.
Edhe
Urdhërohet evakuimi i mbi 30.000 familjeve për shkak të zjarreve në Kanada
Zjarri në qytetin kanadez është në mesin e 240 të tillëve që janë nëpër Kanada. Sivjet ka qenë sezoni më i rëndë i zjarreve në territorin kanadez.
Kanadaja në muajt e fundit është përballur me zjarre të shumta. Tymi nga këto zjarre ka ndotur disa shtete të mëdha amerikane, përfshirë edhe New Yorkun.