Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së ka thënë se aeroplani WC-130 J Super Hercules i Forcave Ajrore Amerikane ka fluturuar brenda syrit të uraganit Fiona të mërkurën, raporton agjencia AP.
Thuhet se avioni është i skuadrës 53 të Zbulimit të Motit të Bazës në Mississippi të forcave ajrore amerikane.
Aeroplani ka flutuar për të mbledhur të dhëna atmosferike e për t’u dërguar parashikuesve të Qendrës Kombëtare të Uraganeve.
Fiona të mërkurën ka rritur fuqinë duke u shndërruar në uragan të kategorisë 4, ndërsa po shkon në drejtim të Bermudas.
Parashikohet të arrijë në Bermuda të premten dhe të godasë në lindje të Kanadasë të shtunën.
Edhe
Pasojat e uraganit Fiona, pjesa më e madhe e Porto Rikos nën ujë
Qendra Kombëtare e SHBA-së për Uraganëve, ka njoftuar se Fiona ka arritur të mërkurën shpejtësi maksimale të erërave deri 215 kilometra në orë.
Fiona të dielën ka shkaktuar dëme të mëdha në Porto Riko. Stuhitë shkaktuan rrëshqitje të tokës. Rreth 70 për qind e 1.47 qytetarëve të ishullit kanë mbetur për tri ditë pa energji elektrike. Ndërsa rreth 40 për qind pa shërbime të ujit.