Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pasojat e krizës klimatike u shfaqën në vitin 2021

Akullnajat po shkrihen, niveli i detit po rritet dhe zjarret kanë bërë shkrumb e hi gjithçka rreth botës.

2021-ta ishte vit në të cilin ndryshimet klimatike nisën të bëheshin më ekstreme, duke goditur njerëzit nga Aleksandria e deri në Hong-Kong.

Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen se akullnajat Thwaites në Antarktik mund të shkrihen brenda pesë ose dhjetë vjetësh.

Glaciali i njohur mund të mos shkrihet tërësisht, mirëpo akulli që e mban atë ka nisur të shkrihet.

Hulumtuesit indianë kanë thënë se akullnajat alpine në Kashmir gjithashtu po shkrihen në nivele alarmante.

Edhe Rreziku për gurët në veshka rritet gjatë valëve të të nxehtit Lifestyle 3 j. më parë Rreziku për gurët në veshka rritet gjatë valëve të të nxehtit

Sipas të dhënave, akullnajat në Antarktik dhe në Kashmir janë shkrirë deri në 50 metra vetëm në tre vjetët e fundit.

Kjo ka kërcënuar miliona njerëz që jetojnë në ultësira.

Edhe nëse bota ia del t’i përmbushë synimet për ndaljen e krizës klimatike, ngritja e temperaturave do të shkrijë një të tretën e akullnajave të Himalajeve deri në fund të shekullit 21.

Këto akullnaja janë shkrirë dyfish më shpejtë pas viteve 2000, sesa në 25 vjetët para se njerëzimi të niste mileniumin e ri.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se niveli i detit mund të rritet ndjeshëm. Ata thonë se deri në vitin 2100 niveli i detit mund të rritet nga 28 centimetra deri në 98 centimetra.

Do të ketë pasoja të rënda për qytetet që shtrihen nën nivelin e detit.

Qyteti i lashtë i Egjiptit, Aleksandria, ka vendosur barriera betoni në det me qëllim që të bllokojnë valët dhe të mbrojnë metropolisin nga baticat.

Edhe Temperaturat rekord në Francë, banorët rrezikojnë jetën për t’u freskuar në ujë Botë 3 j. më parë Temperaturat rekord në Francë, banorët rrezikojnë jetën për t’u freskuar në ujë

Një tjetër qytet ikonë veçse ka nisur të përballet me përmbytjet. Venecia në Itali. Topografia unike me kanale të gjata, është kërcënuar ndjeshëm nga ndryshimet klimatike.

Qyteti 1 mijë e 600 vjet i vjetër është në rrezik të fundosjes.

Punët nuk i ka mirë as Hong-Kongu. Ani pse niveli i detit nuk do të shkaktojë përmbytje të mëdha, qyteti i njohur aziatik është në rrezik nga tajfunet e shpeshtuar.

Përveç shiut ekstrem dhe shkrirjes së akullnajave, kriza klimatike ka shpeshtuar dhe ashpërsuar zjarret.

Banorët e ishullit grek Evia po tentojnë t’i kthehen normalitetit pas disa muajsh me zjarre që kanë djegur pjesën më të madhe të ishullit.

Zjarret e muajit gusht janë cilësuar si katastrofa më e rëndë ekologjike me të cilën ishte përballur ndonjëherë Greqia.

Edhe “Pika e ftohtë” misterioze në oqean – studimi thotë se është shenjë e keqe Kuriozitet 1 muaj më parë “Pika e ftohtë” misterioze në oqean – studimi thotë se është shenjë e keqe

Zjarre pati edhe në Shtetet e Bashkuara dhe nëpër shtetet e Evropës.

Liderët e botës dhe shkencëtarët kanë para vetes një detyrë të madhe: t’i ndalin emetimet e mëdha të dyoksidit të karbonit ose të përballen me mot edhe më ekstrem në vitet e ardhshme.