Mumiet, armët e anijet e vjetra, vendbanimet të shekujve të kaluar, shumë zbulime të bujshme të viteve të fundit mund t'i atribuohen ndryshimeve klimatike. Por ka edhe një anë tjetër të medaljes.
Ndryshimet klimatike rrallëherë shoqërohen me disa “efekte anësore” pozitive. Por, siç duket, të paktën arkeologjia përfiton nga shkrirja e përshpejtuar e akullnajave apo ngricave të përhershme, pra tharja e lumenjve dhe liqeneve.
Vitet e fundit janë zbuluar gjëra që janë ruajtur me shekuj, apo zbulimet të cilat mbroheshin nga uji.
Shumë zbulime të tilla u bënë të dukshme vetëm pas shkrirjes së akullit. Rritja e temperaturës së ajrit apo ujit që është regjistruar në dekadat e fundit ka pasoja dramatike edhe për shkencën. Sepse, ajo që ishte e mbrojtur mirë në një klimë të ftohtë dhe të lagësht për mijëvjeçarë, tani është e ekspozuar ndaj kushteve të reja për shkak të ndryshimeve klimatike dhe kërcënohet të zhduket në një kohë shumë të shkurtër.
-
Akullnajat po shkrihen, shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja dramatike
-
Ndryshimet klimatike po e zgjasin ditën
-
Ndryshimet klimatike dhe njeriu po zhdukin liqenet
-
Gushti më i nxehtë i regjistruar, shkencëtarët paralajmërojnë për temperatura edhe më ekstreme
-
“Pika e ftohtë” misterioze në oqean – studimi thotë se është shenjë e keqe