Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ndryshimet klimatike po e zgjasin ditën

Ndryshimet klimatike

Studimi që u publikua në “Processdings of the National Academy of Science of the USA”, ka përdorur mbikëqyrjen dhe rikonstruktimet kompjuterike për të parë se si akulli i shkrirë ka ndikuar në zgjatjen e ditës.

Shkrirja e akullnajave po e ngadalëson rrotullimin e planetit dhe mund të pengojnë trafikun e internetit, transaksionet financiare dhe GPS-in.

Analizat shkencore kanë treguar se ndryshimet klimatike po e bëjnë çdo ditë më të gjatë ndërkohë që akullnajat polare po e riformësojnë planetin, shkruan “The Guardian”.

Fenomeni po demonstron se si veprimet njerëzore po e transformojnë tokën duke u bërë rivalë për proceset që ekzistojnë që miliarda vite.

Ndryshimi në gjatësinë e ditës është bërë për milisekonda, por kjo është e mjaftueshme për të penguar trafikun e internetin, transaksionet financiare e GPS-in, të cilat mbështeten në saktësinë e kohës.
Kohëzgjatja e ditës në tokës ka qenë duke u rritur ngadalë mbi kohën gjeologjike për shkak të ndikimit që gravitacioni i hënës ka mbi oqean e tokë. Ngrohja globale që u shkaktua nga njerëzit ka bërë që të shkrihen akullnajat e Grenlandës dhe Antarktikut, dhe të mund të rrisin nivelin e ujit të oqeaneve gjë që do të thotë se detet në afërsi të ekuatorit kanë nivel më të lartë të ujit. Kjo gjë e bën tokën më të trashë gjë që ndikon duke zvogëluar fuqinë e rrotullimit, e kjo e zgjat ditën.
Të tjera studime kanë treguar se emetimi i gazrave po shkatërron stratosferën.

Studimi që u publikua në “Processdings of the National Academy of Science of the USA”, ka përdorur mbikëqyrjen dhe rikonstruktimet kompjuterike për të parë se si akulli i shkrirë ka ndikuar në zgjatjen e ditës.

Shkalla e ndryshimit varijoi nga 0.3 në 1.0 milisekonda për shekull, në mes të viteve 1900 dhe 2000. Por që nga viti 2000, ndërkohë që shkrirja përkeqësohet, përkeqësohet edhe shkalla e ndryshimit ditor për 1.3 milisekonda.

Edhe Akullnajat po shkrihen, shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja dramatike Kuriozitet Akullnajat po shkrihen, shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja dramatike

Shkencëtarët kanë deklaruar se kjo shkallë është më e larta që ka ndodhur në mijëvjeçarët e fundit. Është e projektuar të mbetet përafërsisht në nivelin 1.0 mili sekonda për dekadat e ardhshme edhe nëse emetimi i gazrave ndalet.

“Nëse emetimi i gazrave nuk ndalet, shkalla e ngadalësimit të rrotullimit të tokës do të rritet në 2.6 mili sekonda deri në vitin 2100, duke e bërë tejkalimin e baticave të hënës shkaktarin kryesor e të vetmin në ndryshimet afatgjata në gjatësinë e ditëve”, kanë deklaruar shkencëtarët.