Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndryshimet klimatike dhe njeriu po zhdukin liqenet

Një studim i ri ka paralajmëruar se liqenet më të mëdha të botës janë duke u tharë si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe keqpërdorimit të ujit nga njeriu

(AP) - Temperaturat e larta të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe devijimi i ujit nga njerëzit, kanë tharë pothuajse të gjitha liqenet e botës me trilionë litra ujë çdo vit, thuhet në një studim të ri.

Studimi i afro 2 mijë liqeneve më të mëdha të botës ka zbuluar se liqenet humbin rreth 21.5 trilionë litra çdo vit. Kjo do të thotë se që nga viti 1992 deri në vitin 2020 bota humbi rreth 17 liqene Meads, i cili është rezervuari më i madh i Amerikës.

Është gjithashtu e barabartë me sasinë e ujit që përdori SHBA-ja në një vit të tërë që prej vitit 2015.

Janë duke u tharë edhe liqenet në zonat me më shumë reshje. Kjo po ndodh për shkak të atmosferës që thahet nga ajri më i ngrohtë dhe njerëzve që kanë devijuar rrjedhën për shfrytëzimin e ujit për bujqësi dhe termocentrale.

Autorët e studimit gjithashtu kanë përmendur arsyen e tretë që ata e kanë cilësuar si më të natyrshme, tharjen e liqeneve për shkak të modelit të reshjeve dhe ndryshimeve në rrjedhën e lumenjve, por edhe këto mund të jenë shkaqe nga ndryshimet klimatike.

Liqenet e thara nuk do të thotë se shtetet do të mbesin pa ujë të pijshëm, por kjo mund të çojë në më shumë konkurrencë për ujin e liqeneve që përdoret për energjinë hidroelektrike dhe rekreacion.