Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ngjyra e oqeaneve ka ndryshuar përgjatë dy dekadave të fundit, ja pse

Ngjyra e oqeanit ka ndryshuar ndjeshëm përgjatë 20 vjetëve të fundit dhe ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu ka gjasa të jenë përgjegjëse për këtë, sipas një studimi të ri.

Më shumë se 56% e oqeaneve në botë kanë ndryshuar ngjyrë në atë masë që nuk mund të shpjegohet me ndryshime natyrore, ka thënë një ekip studiuesish.

Në veçanti, oqeanet tropikale afër ekuatorit janë bërë më të gjelbër në dy dekadat e fundit, duke reflektuar ndryshimet në ekosistemet e tyre, sipas studimit të botuar të mërkurën në revistën Nature.

Ngjyra e oqeanit rrjedh nga materialet që gjenden në shtresat e sipërme të tij. Për shembull, një det blu i thellë do të ketë shumë pak jetë në të, ndërsa një ngjyrë jeshile do të thotë se ka ekosisteme atje, të bazuara në fitoplankton, mikrobe të ngjashme me bimët që përmbajnë klorofil. Fitoplanktoni përbën bazën e një rrjete ushqimore e cila mbështet organizmat më të mëdhenj si peshqit dhe gjitarët detarë.

Ende nuk është e qartë se si po ndryshojnë këto ekosisteme. Derisa studiuesit po punojnë që gjejnë saktësisht se çfarë po i shkakton këto ndryshime, ajo që është e qartë, janë shprehur ata, është se ndryshimet po shtyten nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.

Artikuj të ngjashëm