Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Situatë alarmuese, shkalla e rritjes së nivelit të detit është dyfishuar

Niveli i ujërave në botë po rritet dy herë më shpejt se në dekadën e parë të matjes, në periudhën 1993-2002, dhe arriti numër rekord vitin e kaluar, njoftoi sot Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), shkruan Reuters.

Shkrirja e akullnajave të mëdha dhe ngrohja rekord e oqeaneve, e cila shkakton zgjerimin e ujit, kontribuoi në një rritje mesatare prej 4.62 centimetrash midis viteve 2013 dhe 2022, ka thënë agjencia e OKB-së që lufton ndryshimet klimatike.

Është një rritje totale prej 10 centimetrash që nga fillimi i viteve ‘90. Rritja e nivelit të detit kërcënon disa qytete të zonës dhe kombe ishullore si Tuvalu.

“Ky raport tregon se, edhe një herë, përqendrimet atmosferike të gazrave të dëmshëm vazhdojnë të arrijnë nivele rekord, duke kontribuar në ngrohjen e tokës dhe oqeaneve, shkrirjen e akullit dhe akullnajave, rritjen e nivelit të deteve dhe ngrohjen e oqeaneve”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i OBM-së, Peteri Talas.

Publikimi i së premtes, pak para Ditës së Tokës, është një “kontroll i përvitshëm” i shëndetit të tokës. Sivjet, duket se Toka dështoi në analizën e përvitshme.