Pjesa më e madhe e planetit është e mbuluar nga oqeanet, të cilat kanë absorbuar gati 90 për qind të gazeve që kanë shkaktuar ngrohjen e planetit, si dyoksidi i karbonit dhe metani. Në muajin prill, temperaturat botërore të oqeanit ishin ngritur në 21.1 gradë celsius.
Toka më e nxehtë ka hyrë në territorin e pashkelur më parë gjatë kësaj jave, ndërkaq shkencëtarët kanë deklaruar se të dhënat për temperaturat mesatare të planetit janë shenja të qarta se ndotësit e liruar nga njerëzit po ngrohin ambientin e tyre. Mirëpo i nxehti është vetëm një mënyrë me të cilën Toka po i tregon njerëzimit se po bën diçka shumë të gabuar, kanë deklaruar shkencëtarët.
“Nxehtësia përcakton shpejtësinë e klimës sonë në shumë mënyra... nuk është vetëm nxehtësia”, ka thënë Kim Cobb, shkencëtar i klimës në Brown University.
Koralet që po zhduken, tymi nga zjarret e mëdha që ngufatur Amerikën Veriore në fillimverë, janë disa prej shenjave për pasojat e ndërrimit të klimës.
“Nxehja e vazhdueshme e planetit që është shkaktuar nga përdorimi i karburanteve fosile, nuk është e papritur, por e rrezikshme për ne njerëzorët dhe ekosistemet nga të cilat ne varemi. Duhet ta ndalim dhe atë me shpejtësi”, ka thënë Stefan Rahmstorf nga Instituti i Potsdamit për Hulumtime të Ndikimit të Klimës.
Disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur sivjet për herë të parë dhe fatkeqësi të tjera tregojnë se ndryshimet klimatike kanë hyrë në një territor të pashkelur më parë.
Mst: Ngrohja e oqeaneve
Pjesa më e madhe e planetit është e mbuluar nga oqeanet, të cilat kanë absorbuar gati 90 për qind të gazeve që kanë shkaktuar ngrohjen e planetit, si dyoksidi i karbonit dhe metani. Në muajin prill, temperaturat botërore të oqeanit ishin ngritur në 21.1 gradë celsius. Në këtë ngritje ka ndihmuar kombinimi i emetimit të gazeve serrë dhe El Ninjos, fenomeni që ngroh botën, i cili ka nisur më herët. Të dhënat e publikuara në javët e fundit tregojnë se temperaturat janë ngritur shumë në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik, ndërkaq temperatura ekstreme janë në detet afër Irlandës, Britanisë së Madhe dhe atë të Baltikut.
Tymi i zjarreve
Tymi i madh nga zjarret nga veriu i Kanadasë kanë përkeqësuar kualitetin e ajrit në lindje të Amerikës Veriore. Tymi i madh nga zjarret është bërë i zakonshëm në perëndimin e SHBA-së, mirëpo shkencëtarët kanë deklaruar se ndryshimet klimatike do të shpeshtojnë zjarret dhe tymin. Zjarret do të bëhen edhe më të ashpra në Lindje të SHBA-së.
Fenomeni El Ninjo
El Ninjo i tanishëm – periudhë që ngroh ujërat e Oqeanit Paqësor – është formuar një ose dy muaj më herët se zakonisht, duke zëvendësuar La Ninjan, e cila ftoh Paqësorin. Fenomeni po rrit temperaturat globale. Kjo do të thotë se tani do të ketë më shumë kohë për t’u forcuar. Organizata Botërore e Meteorologjisë parashikon se do të ketë 98 për qind gjasa se së paku një në pesë vjet do të jetë më i nxehti në histori, duke lënë anash El Ninjon e vitit 2016 që regjistroi temperatura rekorde.
Shkrirja e Antarktikut
Shkencëtarët po analizojnë shkrirjen e shpejtë të akullit të detit në Antarktik. 11.5 milionë kilometra katrorë që mbuloheshin me akull, më 27 qershor ishin gati 2.6 milionë kilometra katrorë më pak se mesatarja për periudhën 1981-2010, tregonin të dhënat e shkencëtarëve. Për ta thjeshtuar më shumë, është shkrirë katër herë më shumë sesa territori i Teksasit.