Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pasagjerët e një aeroplani shokohen, u lëshohet film për të rritur pa mundësi për ta ndalur

Qantas

Foto: Associated Press

Një linjë ajrore ka kërkuar falje pasi një film për të rritur ishte shfaqur për të gjithë pasagjerët gjatë një fluturimi – përfshirë tek familjet me fëmijë.

Shfaqja “e papërshtatshme” ndodhi në fluturimin e “Qantas” nga Sydney në Tokio, pasi kishte problem në sistem para nisjes.

Pasi stafi nuk mundi ta rregullonte problemin, aeroplani u nis pas një shtyrjeje për më shumë se një orë – me stafin që vendosi ta shfaqte filmin për të gjithë, raportoi SkyNews. 

Megjithatë, disa pasagjerë u shokuan me dramën eksplicite “Daddio” kur nisi të shfaqej në ekrane.

Për më keq, udhëtarët nuk mundën ta ndalnin ekranin në asnjë mënyrë.

“Filmi që u shfaq ishte jashtëzakonisht i papërshtatshëm”, shkroi një udhëtar.

Edhe Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë Botë Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë

Në një deklaratë, “Qantas” tha: “Filmi ishte qartë i papërshtatshëm për t’u shfaqur për të gjithë dhe ne sinqerisht kërkojmë falje nga pasagjerët për këtë ngjarje”.