Pak ditë më parë, Greqia kaloi një nga tragjeditë më të rënda natyrore në historinë e saj, ku mbi 80 persona h umbën jetën si pasojë e zjarrit, ndërsa tashmë është radha e përmbytjeve.
Mediat greke shkruajnë se vetëm gjatë orëve të fundit, reparti zjarrfikës ka marrë më shumë se 300 telefonata për ndihmë në zonën e Atikës, si pasojë e reshjeve të dendura, të cilat sollën përmbytje në zonë.
Përmbytjet kanë bllokuar shumë rrugë, duke u shoqëruar me trafik të dendur, ndërsa ka gjithashtu edhe ndërprerje të energjisë në disa zona të Athinës, por edhe në rrjetin e metrosë, përcjell TCh.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik në Greqi kishte parashikuar situatën, me shirat që kanë nisur rreth mesditës dhe nuk janë ndalur për të paktën dy orë.
-
820 persona shpëtohen nga ekipet emergjente në Greqi
-
Uji merr përpara njerëzit dhe veturat, Greqia në gjendje të jashtëzakonshme
-
Greqia përfshihet nga përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm
-
Pas ferrit nga zjarret, Athina mbërthehet nga përmbytjet
-
Mobilizohet Europa, dërgon avionë në Athinë për shuarjen e zjarrit