Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas ferrit nga zjarret, Athina mbërthehet nga përmbytjet

Pas zjarreve shkatërruese, Greqia është goditur nga një tjetër fenomen natyror, përmbytjet.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga Marousi, një zonë në periferi të Athinës, e goditur nga përmbytjet.

Siç shihet nga fotot shiu i dendur e ka kthyer në një liqen një parking makinash në zonë, ku dhjetëra makina janë bllokuar në ujë dhe baltë.

Qindra thirrje kanë ardhur në drejtim të Departamentit të Zjarrfikësve, ku qytetarët kërkojnë ndihmë.

Ndërkohë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në disa prej rrugëve në zonën e Maroussit.

Përmbytjet vijnë vetëm 3 ditë pas zjarreve që përpinë fshatin turistik të Matit, duke shkaktuar 83 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Ndërkohë, deri më tani nuk raportohet për asnjë të lënduar nga përmbytjet.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm