Reshjet e dendura të shiut përmbytën disa lagje në Greqi, duke marrë përpara edhe automjetet.
Autoritetet greke shpallën gjendjen e jashtëzakonshme pasi situata është dramatike dhe deri tani raportohet për 2 viktima.
Disa zona janë izoluar, jo vetëm në këtë ishull por edhe qytetet e brigjeve lindore greke të Egjeut dhe rajonin e Halkidiki, transmeton Shqip raportimet.
Shumë zona janë izoluar për shkak të bllokimit të rrugëve, si pasojë e rrëshqitjeve të tokës. Prej të shtunës autoritetet greke kanë evakuuar qindra banorë, pasi banesat e tyre janë pushtuar nga uji. Pritet që situata të jetë e vështirë deri në fillim të javës së ardhshme.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Greqia përfshihet nga përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm
-
Moti i keq në Greqi paralizon pjesën perëndimore të vendit
-
Greqia vazhdon luftën me zjarret pas përplasjes së dy helikopterëve që po hidhnin ujë
-
Mijëra të evakuuar në Greqi teksa zjarret në Evropë vazhdojnë të përhapen
-
Zjarri rrezikon shtëpitë në juglindje të Athinës