Një aparat fotografik ka kapur pamjet e 41 punëtorëve të bllokuar në një tunel në shtetin Uttarakhand të Indisë për herë të parë pas nëntë ditësh.
Videoja u filmua duke përdorur një kamerë endoskopike që u fut brenda një tubi të ri në futur në tunel të hënën.
Ekipet e shpëtimit përdoren gjithashtu tubin për t’u dhënë punëtorëve vaktin e parë të nxehtë pas disa ditësh, shkruan BBC.
Deri më tani, ata ushqeheshin me ushqime të dërguara përmes një tubi më të ngushtë, të futur më parë.
Tuneli në ndërtim e sipër u rrëzua pas një rrëshqitjeje dheu.
Edhe
Ekipet e shpëtimit në Indi u afrohen punëtorëve të ngujuar në tunelin që u shemb
Ngjarja ndodhi mëngjes e 12 nëntorit në distriktin Uttarkashi. Kontakti me personat e bllokuar u vendos menjëherë pas kësaj dhe atyre është arritur t’u sigurohet oksigjen, ushqim dhe ujë, që prej bllokimit.
Të hënën në mbrëmje, operacioni i shpëtimit dëshmoi një përparim pasi shpëtimtarët ishin në gjendje të shtynin një tub me diametër gjashtë inç përmes mbeturinave brenda tunelit.
Zyrtarët futën një kamerë të vogël të lidhur me një kabllo në tub dhe e përdorën atë për të filmuar njerëzit e bllokuar.
Në një video të publikuar në shtyp, shpëtuesit mund të shihen duke parë pamjet në një ekran kompjuteri jashtë tunelit.
Një zyrtar u kërkon burrave të dalin para kamerës dhe të buzëqeshin dhe të tundin me dorë - punëtorët mund të shihen duke iu përgjigjur udhëzimeve.
Ai u thotë gjithashtu se do të shpëtoheshin së shpejti dhe më vonë u kërkon të identifikohen para kamerës.
Komunikimi duket se po bëhet përmes radiove, pasi një nga burrat në video mban pajisjen në duar.
Edhe
Përpjekje 2-javëshe për t’i shpëtuar 41 punëtorët e ngujuar në tunelin e shembur në Indi
Burrat, shumë prej të cilëve kanë veshur helmeta dhe xhaketa sigurie, mund të shihen duke qëndruar në një gjysmërreth pranë kamerës.
Zyrtari më pas u thotë burrave se tubi do të pastrohet do të pastrohet së shpejti dhe më pas do t’u dërgohet ujë.