Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy punëtorë nxirren të gjallë nga një tunel në Nepal, 9 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse

nepal

Dy punëtorë janë nxjerr të gjallë nga tuneli i Hidrocentralit “Trishuli 3A” në Nepal, nëntë ditë pas përmbytjeje të befasishme që shkaktuan më shumë se 1,200 viktima në kufirin mes Nepalit e Tibetit.

Ekipet e shpëtimit po vijojnë punën për të nxjerrë persona të tjerë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar brenda tunelit.

Suresh Raut, një zyrtar i lartë i Autoritetit të Energjisë Elektrike të Nepalit (NEA), i cili ndodhej në vendngjarje, ka thënë për BBC-në se ekipet e shpëtimit po i furnizojnë me oksigjen personat e shpëtuar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se njëri prej të shpëtuarve është identifikuar si Sanjaya Shah.

Sipas një zyrtari të lartë të NEA-s, Shah punon si përgjegjës mekanik në këtë institucion.

Suresh Chaudhari, kolegu i Shahut, i ka thënë BBC-së se lajmi për shpëtimin e tij i ka dhënë shpresë se edhe personat e tjerë të bllokuar mund të nxirren të gjallë.

Edhe Nepali kryen një shpërthim të kontrolluar në një tunel, në kërkim të qindra të zhdukurve Botë Nepali kryen një shpërthim të kontrolluar në një tunel, në kërkim të qindra të zhdukurve

“Jam shumë, shumë i lumtur. Kam pritur me padurim këtë lajm. Kjo na ka dhënë shpresë se edhe të tjerët do të shpëtohen të gjallë”, u shpreh Chaudhari.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë, ndërsa ekipet po përpiqen të përcaktojnë nëse ka ende persona të tjerë të bllokuar në tunel.

VIDEO: