Autoritetet në Indi kanë njoftuar se kanë filluar gërmimet me dorë, si fazë përfundimtare e procesit të shpëtimit të 41 punëtorëve të bllokuar në një tunel malor, që u shemb para më shumë se dy javëve.
Deri më tani shpëtimtarët kanë gërmuar horizontalisht deri në 46 metra, por pa arritur deri te të ngujuarit.
Një gërmim vertikal, të dielën dështoi pasi që kërkohej të hapej kanal 106 metra nën tokë.
Ekipet e shpëtimit po përballen me rreziqe të vazhdueshme, e po ashtu edhe me dëmtim të makinave të shpimit.
Dridhjet me intensitet të lartë nga shpimi mund të shkaktojnë gjithashtu shembje në brendi dhe të rrezikohet edhe më shumë jeta e punëtorëve të ngujuar.
Ata kanë mbetur të bllokuar që nga 12 nëntori, kur një rrëshqitje dheu në shtetin Uttarakhand bëri që një pjesë e tunelit 4.5 kilometërsh, të shembet.
-
Ekipet e shpëtimit në Indi u afrohen punëtorëve të ngujuar në tunelin që u shemb
-
Shtyhet shpëtimi i punëtorëve të bllokuar në tunelin indian
-
Pas nëntë ditësh mundësohet pamja e 41 punëtorëve të bllokuar në tunel në Indi
-
Dy punëtorë nxirren të gjallë nga një tunel në Nepal, 9 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse
-
Nepali kryen një shpërthim të kontrolluar në një tunel, në kërkim të qindra të zhdukurve